Imami Ushtria nuk do te dale nga kazerma
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami informoi dje se ka siguruar edhe anetaret e vendeve anetare te NATO-s se ushtria nuk do te dale nga kazerma por nese dikush i sulmon nuk do te dale i gjalle prej andej. Ua kam bere te qarte edhe kolegeve te vendeve anetare se ushtria nuk del jashte kazermave por do ti mbroje ato. Ushtria nuk del nga Ministria e Mbrojtjes por asnje i gjalle nuk hyn atje - tha Imami. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami shtoi me tej se eshte e nevojshme qe situata e krijuar me daten 21 janar te mbyllet sa me shpejt. Ne takimin e zhvilluar me Kryeministrin Sali Berisha dhe gjeneralet e Forcave te Armatosura Imami ka dhene garanci se ky institucion do te jete ne funksion te rolit te tij kushtetues. Ai tha se Forcat e Armatosura nuk do te dalin nga bazat ushtarake. Do te kryejme gjithmone misionin tone kushtetues - tha ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Prej disa ditesh ne opinionin qytetar po qarkullojne skenare te ndryshem sipas te cileve behet e ditur se Ministria e Mbrojtjes ka mobilizuar gjithe personelin e saj. Deklarata e ministrit te Mbrojtjes ka theksuar se ushtria nuk do te marre kompetenca qe nuk i takojne asaj.