Imami dekoron 32 patriote te Luftes se Vlores
Me rastin e 4 dhjetorit 98-vjetorit te krijimit te ushtrise shqiptare ne ambientet e Ministrise se Mbrojtjes u zhvillua nje ceremoni dekorimesh te disa reparteve e nenreparteve ushtarakeve te larte dhe drejtuesve te uzinave ushtarake si dhe disa personaliteteve patriotike qe kane marre pjese ne luften e Vlores ne vitin 1920 dhe te ish-personaliteteve e ushtarakeve me kontribute te shquara historike te FARSH. Ministri i Mbrojtjes shperndahu dekoratat duke shprehur vleresimin per keto figura te larta. Tanime eshte nje fakt i njohur dhe i vleresuar publikisht qe njesite dhe repartet e forcave tona te armatosura sipas misioneve te caktuara kane krijuar nje emer jo vetem brenda vendit por edhe jashte vendit - theksoi ministri Imami. - Une jam i sigurt qe ky vleresim do te jete nje shtyse tjeter per te synuar dhe per te arritur me shume vijoi me tej ai.