Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ne Irak

Ka qenë një vizitë surprizë në Irak për të shtuar presionin ndaj regjimit sirian. Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri është takuar në Bagdad me kryeministrin irakien Nuri Al Maliki. Kerri ka shpjeguar se mbyllja e hapësirës ajrore për fluturimet nga Irani do të ndihmonte opozitën siriane. Kerry ka deklaruar se avionët iranianë që lëvizin në hapësirën ajrore të Irakut përfaqësojnë një mbështetje për regjimin e presidentit sirian Bashar Al Asad. Sipas burimeve amerikane fluturimet që nga Irani dërgojnë në Siri njerëz dhe armë janë pothuajse të përditshme. Fluturime këto që duhet të përdorin hapësirën ajrore irakiene për të arritur në Damask. Administrata Obama këmbëngul se degjenerimi i situatës në Siri, destabilizon dhe Irakun. Duke u bazuar në lidhjet mes ekstremistëve të lidhur me Al Kaedën në Siri dhe sulmet terroriste që ndodhin në Irak.