E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami merr ne "dorezim" Mbrojtjen nga Oketa

Kalimi i drejtimit te ministrise se Mbrojtjes nga Gazmend Oketa tek Arben Imami u zhvillua nepermjet nje ceremonie zyrtare. Ceremonia filloi me kalimin perpara truprojes se nderit dhe nen marshet e Orkestres Frymore te Forcave te Armatosura te ministrise se Mbrojtjes, Imamit dhe dhe ish ministrit Oketa. Pas ekzekutimit te Himnit Kombetar ceremonia ka vazhduar me nje takim me stafin drejtues te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem te FA-se, Gazmend Oketa i dorezoi Ministrit Imami Emblemen e Ministrise se Mbrojtjes dhe Dosjen e Dokumenteve te ministrit te Mbrojtjes. Pasi kane falenderuar njeri tjetrin, Oketa e ka uruar Imamin per detyren e re ne krye te Mbrojtjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›