E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi: "Mbledhje te hapura, ndryshim Kushtetutes"

Mbledhjet e qeverise duhet te jene te hapura, per te gjithe publikun. Ky ishte sugjerimi qe shfaqi kryeministri Berisha, pergjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Ne kete kuader ai kerkoi ndihmen e opozites, per te ndryshuar Kushtetuten, ne menyre qe mbledhjet e ekzekutivit te mbaheshin ne transparence te plote, njesoj si seancat parlamentare. "Nese do te isha une ne opozite, voten e pare qe do t'ia jepja qeverise per te ndryshuar Kushtetuten, do te ishte per te imponuar zhvillimin e mbledhjes hapur. Shpresoj qe opozita, kur te kthehet ne Parlament ta konsideroje seriozisht kete", deklaroi Berisha. Sipas tij, ne nje rast te tille, publiku mund te sugjeronte direkt ne mbledhje, opsione te mira.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›