E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Prioritet, heqja e vizave dhe integrimi ne BE"

Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Ilir Meta e mori pasditen e djeshme detyren e tij nga pasardhesi ne kete post, Lulezim Basha. Ne fillim, Basha, aktualisht Minister i Brendshem, falenderoi stafin e sherbimit te jashtem per bashkepunimin dhe punen e kryer gjate kohes qe ai ishte minister dhe shprehu kenaqesine qe ne krye te diplomacise shqiptare vjen nje politikan me pervoje, si Ilir Meta. Nga ana e tij, ministri i ri Meta shprehu kenaqesine qe ne postin e tij po zevendeson nje politikan si Lulzim Basha, i cili ka pasur nje performance te shkelqyer, ne krye te diplomacise shqiptare. Po keshtu Meta u shpreh se me Bashen do te vazhdonte te kishte nje nje bashkepunim te frytshem edhe ne ditet qe do te vijne, sepse ceshtjet e integrimit dhe te arritjes se standardeve per liberalizimin e vizave e kerkojne kete. Me pas kryediplomati, Meta mbajti ne ambient e ministrise se Jashtme konferencen e tij te pare per shtyp, nga ky pozicion. Ai theksoi angazhimin e palekundur te tij, per te ecur me shpejtesi, ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian dhe per liberalizmin e vizave te qytetareve shqiptare. Nderkohe qe edhe njehere i ka bere thirrje PS-se, qe te hyje ne Kuvend. "Opozita te ushtroje pergjegjesite e saj ne menyre konstruktive ne emer te reformave qe duhet te realizojme", tha Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›