E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami ndryshon 7 gjeneralë

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka ndërmarrë ndryshime të thella në kupolën drejtuese të Forcave të Armatosura, me ardhjen e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Me propozim të ministrit të Mbrojtjes dhe që janë shoqëruar me dekretin e Presidentit Nishani, në Forcat e Armatosura është bërë dje lëvizja e shtatë gjeneralëve të Ushtrisë Shqiptare. Ministri Imami ka plotësuar postin vakant të Komandës së Forcave Detare, duke emëruar në këtë detyrë gjeneralin e brigadës, Qemal Shkurtin. Po me propozim të Imamit, Presidenti ka dekretuar dhe dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për kolonelin Qemal Shkurti, dhe lirimin e tij nga detyra e mëparshme si drejtor i kabinetit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Dje, kreu i shtetit ka vënë dhe kundërfirmën e tij për emërimi komandantit të Brigadës Logjistike, gjeneralit të brigadës Syrja Gjoka, dhe lirimin e tij nga detyra e komandantit të batalionit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes ka liruar nga detyra gjeneralin e brigadës Agim Lala nga posti i komandantit të Doktrinës dhe Stërvitjes, duke emëruar në këtë post Bardhyl Hoxhën. Gjeneral i brigadës Bardhyl Hoxha është liruar po dje me dekretin e firmosur nga Presidenti nga posti i komandantit të Brigadës së Logjistikës. Një tjetër rokadë postesh ka pësuar edhe Komanda e Forcës Tokësore e Ushtrisë. Ministri Imami ka propozuar që zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm,…

(Lajmin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

FATION BINJAKU

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›