Rama: S`mund të promovojë drejtësi të pavarur një President i varur kokë e këmbë nga Berisha
Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar ndaj presidentit Bujar Nishani, pas garancisë që ai i dha ambasadorit Arvizu për pavarësi të intitucioneve.
Pas njoftimit zyrtar të Presidencës për takimin, kreu i selisë rozë tha se s`mund të promovojë pavarësinë e institucioneve një institucion që varet nga qeveria, siç është Presidenca e Nishanit, një Ministri si të tjerat!
Ndërsa presidenti Nishani siguroi për gjyqtarë të përzgjedhur mbi sistemin e meritës, Rama shkruan se nuk mund të ketë asnjë fije besimi në çka deklaron Presidenti, pasi s`mund të promovojë gjyqtarë të pavarur një President i varur kokë e këmbë nga Kryeministri!
Duke risjellë në vëmendje faktin se shkarkimi i SHISH zuri në befasi SHBA-në, Rama shprehet se s`mund të promovojë as shkëlqimin e marrëdhënieve me SHBA një President që përzgjedh drejtorin e SHISH pa asnjë konsultë me aleatin e madh.