Obama uron shqiptarët për Ramazanin
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka uruar popullin shqiptar nëpërmjet një mesazhi dërguar homologut të tij shqiptar, Bujar Nishani, për festën e Ramazanit.
“I dashur zoti President,
Ramazani shënon kohën kur familjet dhe bashkësitë festojnë së bashku në traditën e reflektimit, përkushtimit dhe shërbesës.
Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Fiter Bajramin! Shpresoj që muaji i shenjtë i Ramazanit t`u sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë ripërtëritjeje dhe ndarje të të mirave së bashku!
Uroj që ju dhe populli shqiptar të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm!” – theksohet në mesazhin e urimit të presidentit amerikan.