Arvizu për SHISH: S`ka rëndësi emri, por përmbushja e detyrave

Shefi i diplomacisë së SHBA-së ka folur për herë të parë për mediat lidhur me shkarkimin e kreut të SHISH, Bahri Shaqiri dhe emërimin në vend të tij të Visho Likaj.
Në prononcimin e tij Arvizu ka theksuar se nuk ka rëndësi emri që udhëheq këtë institucion, por mënyra sesi ai e realizon detyrën, sic i shkon përshtat edhe Shqipërisë si një anëtare e NATO-s, duke shtuar se nuk kemi të bëjmë më me SHIK-un e viteve `90 por me SHISH-in e 2012.
Në këtë kontekst Ambasadori i SHBA-së theksoi se axhenda e tij pas pushimeve do të nisë me kreun e ri të SHISH, Visho Lika, ndërsa ka ritheksuar dhe njëherë atë cfarë kishte konfirmuar nga një burim zyrtar nga Ambasada amerikane, se nuk ishte informuar për shkarkimin e Bahri Shaqirit nga posti i Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe emërimin në këtë detyrë të Visho Likajt.
Ndërkaq Arvizu ka folur dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, ku deklaroi se ka marrë garanci nga Kryeministri Sali Berisha se marrëdhëniet e forta të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë.
I pyetur nga gazetarët edhe për referendumin për heqjen e imunitetit, Arvizu tha se ka dëgjuar njerëzit që thonë se mund të zhvillohet ky referendum, por nënvizoi se fati i imunitet nuk ka lidhje me ligjet.
Këto deklarata Ambasadori Arvizu i bëri pas takimit me kreun e selisë rozë Edi Rama, me c`rast i ka prezantuar zëvendës.ambasadorin Henry V. Jardine, me rastin e fillimit të kësaj detyre. Më herët Arvizu është takuar edhe me Presidentin Nishani dhe Kryeministrin Berisha.