E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-Ramës: Çdo ditë e më shumë do takosh njerëz që votojnë Berishën

TIRANE - Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratave të kryetarit të PS-së Edi Rama për mbështetësit e kryeministrit Berisha. Sipas PD-së, Rama po habitet që shikon votues të PD-së, sepse vetëm në fushatë filloi të vizitojë Shqipërinë.

“Më i çoroditur se një ditë më parë, Edi Rama tha sot se habitet kur takon qytetarë që votojnë Sali Berishën. Z.Rama, kur ishe i izoluar në ambientin tënd mavi, nuk kishe si të takoje votues të Sali Berishës. Tani që vendosë të njohësh Shqipërinë, çdo ditë e më shumë do të takosh njerëz që votojnë Sali Berishën. Sa më shumë të bredhësh nëpër Shqipëri, dhe kudo ku të shkosh do të njohësh votues të Sali Berishës.
Sepse Sali Berisha ndërtoi më shumë se 10.400 kilometra rrugë.
Sepse Sali Berisha ndërtoi dhe rindërtoi më shumë se 1300 shkolla
Sepse Sali Berisha ndërtoi dhe rindërtoi më shumë se 400 qendra shëndetësore e spitale
Sepse Sali Berisha me taksën e sheshtë dhe lehtësitë e tjera, solli 4 miliardë dollarë investime të huaja
Sepse Sali Berisha takon dhe dëgjon nga afër shqetësimet e gjithë qytetarëve të këtij vendi
Prandaj z.Rama mos u habisni aspak kur çdo orë e më shumë do të shihni, njihni dhe takoni votues të Sali Berishës!”- thuhet në reagimin e PD-së, postuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›