Përvjetori i dytë i Kosovës, Topi mesazh urimi
PRISHTINE- Nëpërmjet një mesazhi urimi me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës drejtuar presidentit të republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi rikonfirmon vullnetin e Tiranës zyrtare për të lobuar e ndihmuar për forcimin e demokracisë së shtetit më të ri në Ballkan.
“Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta dhe të qëndrueshme, shumëplanëshe, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe t’ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike”, thuhet në mesazhin e presidentit Topi.
Duke shprehur urimet më të ngrohta, kreu i Shqipërisë thotë se vlerëson hapat e shpejtë që Kosova ka hedhur drejt integrimit të saj.
“Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi vlerësimin e lartë ndaj hapave të shpejtë e të sigurt të vendit tuaj në drejtim të konsolidimit të politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në vend, si dhe politikës rajonale dhe evropiane, që vendi juaj po zbaton me përkushtim”, thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
Ndërkohë që nesër në orën 11:00, në ditën e 2-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi i Republikës do të mbajë një seancë solemne, ku pritet të përshendesin kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi.
Në kryeqytet, Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës sonte dhe nesër do të organizohen koncerte të shumta dhe veprimtari të tjera festive.
Mijëra njerëz pritet të mbushin sheshet dhe rrugët me flamurin e shtetit të ri të Kosovës dhe flamurin kombëtar shqiptar në festën e madhe të 2-vjetorit të Pavarësisë si dhe me flamuj të 65 shteteve që kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)