Përforcimi i radhës për Milanin, Edin Dzeko
Operacioni i nisur shumë kohë më parë, mund të finalizohet me sukses në qershor, kur drejtuesit e klubit gjerman, nisur edhe nga dëshira e lojtarit për t’iu bashkuar kuqezinjve, do të jenë të detyruar të pranojnë ofertën e italianëve. Milani ka nevojë të përforcohet me një sulmues qendre, një qendërmbrojtës, dy mbrojtës anësorë, një zëvendësues për Pirlon dhe një sulmues anësor. Për problemin e parë duket se zgjidhja ideale është bomberi ballkanas.Përsa u përket mbrojtësve anësorë, deri tani Leonardo është mbështetur te Abate dhe Antonini, por vitin e ardhshëm duhen elementë më cilësorë në këtë repart. Një alternativë mund të jetë Sisinjo dhe Filip Mekses nga Roma. Në mesfushë duhet gjetur një zëvendësues në rastet kur mungon Andrea Pirlo. Emri që u përfol fillimisht ishte Hernanes, por braziliani kushtonte shumë. Po kush mund të largohet? Dida, Inzagi, Roma, Favali, Kalaxe dhe Jankulovski janë emrat më të mundshëm për t’i dhënë lamtumirën klubit kuqezi. Por humbja më e madhe mund të jetë Pato, pasi Karlo Ançeloti duket se ka ndërmend të bëjë një ofertë në qershor për të sjellë sulmuesin brazilian në “Stamford Bridge”.