E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, e ardhmja rreth Benitezit

“Zonja” ishte pranë marrëveshjes me Benitezin, por operacioni nuk u mbyll me sukses për dy arsye: e para sepse duke qenë i mësuar të ketë në dorë merkaton te Liverpuli, spanjolli do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në Torino; e dyta sepse kushton shumë dhe buxheti për të siguruar firmën e tij do të kushtëzonte merkaton e bardhezinjve.Juventusi ka nevojë për një organizator, një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës krahu, një mesfushor të majtë dhe një qendërsulmues. Emri më i përfolur për rolin e organizatorit është Maskerano, një nga të preferuarit e Rafa Benitezit te Liverpuli. Alternativa të tjera mund të jenë Ledezma (që është më pranë Interit), Paladino i Xhenovas dhe Ederson i Lionit. Për krahun e majtë të mesfushës një alternativë mund të jetë Krishito i Xhenovas. Një tjetër repart që ka nevojë për përforcime është sulmi, duke parë formën e dobët të Amaurit. Një alternativë mund të jetë Pacini i Sampdorias. Por nëse Benitezi vjen në Torino, mund të marrë me vete edhe hollandezin Dirk Kajt, një nga të besuarit e tij. Për mbrojtjen emrat që përfliten janë Ranokia dhe Bonuçi nga Bari, Dagllas dhe Mekses. Ndërkaq, më të rrezikuarit për t’u larguar duket se janë Amauri, që nuk po bind gjatë këtij sezoni, Trezege, që mund të kthehet në Francë, Kielini dhe Bufoni. Këta të fundit janë tepër të kërkuar në merkato dhe drejtuesit mund të kenë një rast të mirë për të balancuar financat.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›