E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami per here te pare ne komanden supreme te NATO-s

Komanda supreme e Aleancës në Europë, SHAPE, komanda më e lartë ushtarake e NATO-s.

Që prej anëtarësimit të saj në Aleancën e Veriut, Shqipëria është e përfaqësuar këtu me stafin e saj ushtarak.

Është vizita e parë e ministrit të mbrojtjes të Shqipërisë Arben Imami në SHAPE dhe në nder të kësaj vizite është parashikuar një protokoll i veçantë.

Një ceremoni mirëseardhje me Gardën e nderit dhe banda muzikore e NATO-s.

Vetë komandanti i komandës së Aleancës për operacionet admirali James Stavridis pret ministrin shqiptar të Mbrojtjes shqiptar, Arben Imami, i shoqëruar nga koloneli Pirro Ahmetaj.

Dhe pas pak sekondash përshëndetjeje, himni i flamurit.

Admirali James Stavridis dhe ministri i mbrojtjes Imami përshëndeten më vonë me të gjithë autoritetet më të larta ushtarake të SHAPE , si dhe përfaqësuesit ushtarakë të 28 vendeve anëtare. Pastaj përshëndetja me stafin ushtarak shqiptar në SHAPE.

Takimet në gjirin e SHAPE janë përqendruar së pari te forcat e armatosura shqiptare.

Por është prekur gjithashtu situata në Veri të Kosovës .

Vizita e ministrit të mbrojtjes në SHAPE u bë pas ministerialit të mbrojtjes së NATO-s të zhvilluar përgjatë dy ditëve në Bruksel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›