Lezhe/ Asetet turistike vemendje maksimale

Rivlerësimi i aseteve që do ti sherbejë Qarkut të Lezhës për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit, ka marrë një vëmendje të vecantë kohët e fundit ku nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet.
Një investim drejt turizmit është ndërtimi i aksit rrugor që lidh qendrën e Komunës Kallmet me kishën e Shën Eufemisë, ku mijëra besimtarë zhvillojnë peligrinazhin e përvitshëm.
Aksi rrugor me gjatësi rreth 2.4 km dhe vlerë 74 milion lekë është një investim i financuar nga komuna e Kallmetit dhe mbështetur nga qeveria shqiptare dhe fondi i zhvillimit të rajoneve. Sipas kreut të komunës Kallmet, Petrit Marku, ndërhyrje do të ketë edhe në asetë të tjera të kësaj njësie dhe është hapi i parë drejt turizmit malor dhe kulturor.
Sipas Markut, investime të tilla janë edhe një burim të ardhurash, jo vetëm për njësinë vendore, por edhe për banorët e saj.
Kisha e Shën Eufemisë në Kallmet të Lezhës, krahas peligrinazhit të mijëra besimtarëve kë rëndësi të vecantë për kulturën që mbart dhe tërheqjen e turistëve vendas e të huaj.