E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec/ Babai vret djalin me sepate

Një krim brenda familjes ka ndodhur në një fshat të Pogradecit.

Sipas njoftimit të policiosë vendase, gjate orëve të drekës, në fshatin Verdovë-Pogradec, shtetasi Njazi Kromollari 72 vjec, për motive të dobëta, ka vrarë me sëpatë djalin e tij Kudret Kromollari 25 vjec. Menjëherë në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor, ku autori është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti banal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›