E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Rrugore e Tiranes nis zbatimin e masave shtrenguese

Shërbimet e njësisë rajonale të policisë rrugore të Tiranës në bashkëpunim me shërbimet task force për autostradat vetëm për gjysmën e dytë të shtatorit kanë realizuar vjeljen e 33 milionë lekë të reja, të cilat ishin pjesë të gjobave të papaguara nga drejtuesit e mjeteve.

Për realizimin e aksionin u përdorën pajisjet e kamerave që identifikonin target e mjeteve që ishin debitor.

Përdorimi I teknologjisë minimizoi ndalesat në formë sondazhesh duke evituar vonesat apo shqetësimin e drejtuesve të mjeteve që nuk kishin detyrime për të paguar.

Shef I njësisë rajonale të policisë rrugore, Tiranë

Aksioni I policisë rrugore për masa shtrënguese për vjeljen e gjobave të papaguara do të vijojë, ndërsa drejtuesit e aksionit kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve në shlyerjen e detyrimeve.

Për më tepër që në nenin 31 të ligjit për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor ku thuhet për faljen e gjobave të vendosura nga inspektorët e kontrollit rrugor deri në datën 31 dhjetor 2010, u fallen shumat e gjobave të papaguara dhe kamatëvonesat e tyre; Nuk përfshihen gjobat e vendosura nga Policia e Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›