MF: Në 2012 kompensime për të gjitha kategoritë

Reagimi erdhi pas publikimit të disa shkrimeve në media, sipas të cilave në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk ishin parashikuar pagesat për orët shtesë.
“Kompensimet ekzistuese janë të përfshira në zërat përkatës të buxhetit, siç janë: fondi i pagave, fondi i pensioneve, fondi i ndihmës ekonomike, pagesa e paaftësisë, etj. Theksojmë se kompensimi prej 640 lekë, që përfitohet nga rreth 280 mijë persona, të cilët janë të përfshirë në grupet e mësipërme, do të vazhdojnë ta marrin këtë kompensim, pasi ky është një kompensim ekzistues dhe si të gjithë zërat e tjerë të kompensimeve ato do të vazhdojnë të paguhen edhe nga buxheti i vitit 2012”, thuhet në reagimin e Ministrisë.
Në fund, kjo Ministri fton mediat të interpretojnë saktësisht shifrat e buxhetit 2012 dhe gjithashtu jemi te hapur për çdo sqarim të mëtejshëm në lidhje me të gjitha politikat buxhetore të vitit në vazhdim. /Start/
2011-11-10 13:10