E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami takim me studentet e Ekonomikut

Ne nje takim me studentet Ekonomikut, ne Unviersiten e Elbasanit, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami vleresoi angazhimin e te rinjve ne mbeshtetje te Partise Demokratike, si tregues i nje te ardhmje pozitive per kete force politike.

"Jam më shumë i lumtur për të ardhmen e kësaj partie se sa për zgjedhjet e 23 qershorit të cilat ne do t’i fitojmë. Jam i sigurt që kjo parti e cila votohet dhe mbështet nga ju pa paragjykimet e brezave të vjetër, ka një të ardhme brilante me ju e unë si një nga themeluesit e saj jam realisht i lumtur për këtë. Kam shumë besim dhe shpresë tek ju, çdo votë e juaja e shokëve dhe shoqeve tuaja, e prindërve tuaj e cila vjen për mbështetje ndaj zhvillimit, për integrimin, për të ardhmen tonë do të jetë shumë e çmuar dhe e vlefshme", u shprem ministri Imami.

Ne kete takim Ministri Imami u ndal edhe tek puna e qeverise ne keto 8 vjet, duke vene theksin kryesisht tek infrastruktura rrugore.

“Një gjë është e vërtetë, si tuneli i Elbasanit ashtu edhe ai i Kukësit, janë tunele të ndërtuar në këtë kohë. Kur themi ky është ndryshimi, ndryshimi është kjo rrugë, ky tunel, rruga e tunelit që po bëhet e në mandatin e tretë do të bëjmë rrugën dhe tunelin e Arbrit. Kur kërkojmë një mandat të tretë, kërkojmë që ta mbyllim të gjithë infrastrukturën e këtij vëndi, për ta çuar këtë vënd në stadin e një vëndi të zhvilluar. Duam që Shqiperia në 2017 të ketë standardet e një vëndi të zhvilluar. Kjo është e mundur vetëm me këtë model sjelljeje, vetëm me këtë model qeverisjeje. Modeli tjetër është modeli i gënjeshtrave, i bllokimit, që nuk na çon askund. 8 vjet më parë, nuk kishim 1 km rrugë asfalt në fshat, sot kemi 6 mijë km. Kjo do të thotë zhvillim, më shumë punë, prodhim, kjo do të thotë padyshim, më shumë të ardhme për secilin nga ju", deklaroi ai.

Duke u ndalur tek sektori i arsimit, Imami theksoi se tashme numri i studenteve ne univeristete eshte shumefishuar dhe infrastruktura ne shkolla eshte permiresuar dukshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›