E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji protesta dhe greva ne shume vende te botes

Në vende të ndryshme të botës dita e 1 majit është shënuar nga protestat dhe grevat e përgjithshme që kryesisht kanë paralaziuar shërbimet në sektoret publike. Kërkesat janë të njëjtat në cdo vend, më shumë punësi, rritje pagash dhe kontrata të përmirësuara.
Rusi, në qendër të Moskës të paktën 70 mijë persona janë larguar nga parada e unionit tregtar që mbështetej nga Partia Rusia e Bashkuar në pushtet me rastin e ditës së 1 majit, ditës së punëtorëve.
Në Stamboll të Turqisë, policia ka përdorur gaz lotsjellës pasi protestuesit nuk e kanë zbatuar urdhërin për të mos dalë në demostrata në datëm 1 maj. Burime zyrtare thanë se kjo masë ishte marrë për të mos ndërprerë një aktivitet punësimi në sheshin Taksim.
Ndërsa numri i viktimave nga rrëzimi i ndërtesës 8 katëshe në Daka të Bangladeshit ka shkuar mbi 400, protestuesit kanë marshuar në rrugët kryesore të kryeqytetit kanë kërkuar dënimin me vdekje për pronarët e ndërtesës.
Protesta janë zhvilluar dhe në më shumë se 80 qytete të Spanjës, ku numri i papunësisë vazhdon të shënojë një nivel rekord.
Më mijëra filipinas kanë marshuat në Manila duke kërkuar që qeveria të hapë vende pune dhe të përmirësojë kontratat e atyre që janë të punësuar.
Sindikatat në Kamboxhia, kanë dalë në rrugë për të kërkuar paga më të larta.
Ndërsa rreth 55 mijë persona kanë marshuar në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë kundër pagave të ulëta dhe nivelit të papunësisë.
Sindikata të shumta kanë organizuar demonstrata në Tokio të Japonisë, duke kërkuar më shumë të rinj të punësuar.
Edhe në Hong Kong sindikatat kanë arritur të mbledhin më shumë se 5 mijë protestues, në mbrojtje të grevës së punëtorëve në sektorin publik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›