E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami turk: Babagjyshi është i pandershëm, hyn nga oxhaku

Imami i qytetit Kusan në Turqi ka thënë se babagjyshi i Vitit të Ri nuk është i ndershëm sepse futet në shtëpitë e njerëzve nëpërmjet oxhakut dhe jo nga dera.

Imami Suleyman Yeniceri e bazon gjykimin e tij në librin e shenjtë të islamit, Kuran, i cili urdhëron besimtarët të hyjnë në shtëpi vetëm nga dera.

Babagjyshi futet nëpër shtëpi nga dritaret apo oxhaku. Nëse do të ishte i ndershëm, do të hynte nga dera, siç hyjmë të gjithë, është shprehur imami i qytetit veriperëndimor turk.

G.N. / Redaksia Online

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›