E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, 3 në pranga për vjedhje

Policia e Kavajës, në sajë të operacionit të koduar “Maskat e natës”, ka bërë të mundur zbardhjen dhe identifikimin e autorëve të dy vjedhjeve me armë të ndodhur dy netë më parë në këtë qytet.

Në pranga kanë rënë shtetasit  Eduart Myftari, 19- vjeç, Sabedin Plaku, 23- vjeç dhe Marjan Trendi, 19-vjeç. Të tre të rinjtë  në datën 25 dhjetor, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur rojen e një karburanti ndodhur në Golem dhe më pas janë larguar me një automjet.

Në të njëjtën natë, të tre këto shtetas, nën kërcënimin e armës kanë qëlluar në ajër duke i prerë rrugën me automjet tip “BMV” shtetasit Elvis Maci, i cili ishte duke udhëtuar sëbashku me familjen e tij.

Strukturat e policisë po punojnë për të dokumentuar të tjera vjedhje me armë dhe me dhunë të kryera nga ky grup, në qytetin e Durrësit dhe në Tiranë.

Materialet hetimore në ngarkim të tyre, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes me armë e realizuar në bashkëpunim”  dhe “armëmbajtje pa leje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›