E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS këmbëngul për aplikimin e votimit elektronik edhe pas dështimit në Asamble

28-12-2011 / Gazeta 55

Pranë komisionit të Reformës Zgjedhore kanë mbërritur një sërë propozimesh, që lidhen direkt me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Anëtarja e këtij komisioni, deputetja socialiste Vasilika Hysi, ka bërë me dije se në diskutimet për rishikimin e legjislacionit zgjedhor, do të shqyrtohet edhe mundësia e diskutimit të përfshirjes në Kodin e ri Elektoral, votimi dhe numërimit elektronik të votës. “Votimi elektronik është një nga çështjet që është diskutuar që nga komisionet e kaluara. Është një opsionet që qarkullon dhe ju e keni dëgjuar. Ne do të marrim në konsideratë të gjitha propozimet. Më pas grupi teknik i ekspertëve që punon pranë këtij komisioni do t’i parashtrojë ato në komisionin e reformës dhe ato do të analizohen një për një”. Deputetja Hysi shton se “komisioni i reformës zgjedhore do të diskutojë edhe mbi tezën e rishikimit të përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. Por, sipas saj, më e rëndësishme është përfundimi në kohë i reformës. “Janë grupe teknicienësh që punojnë dhe marrin në konsideratë mundësitë e riformatimit të KQZ. Që KQZ është një ndër pikat e anxhendës së komisionit kjo është e padiskutueshme, por ka edhe shumë çështje të tjera që do merren në konsideratë. Disa çështje janë të lehta për tu zgjidhur, disa çështje janë më të vështira, siç është sistemi, nëse do të ketë ndryshim të sistemit apo jo, së dyti formatimi, pra si duhet formatuar, etj. Unë mendoj, besoj të gjithë bien dakord se të bësh ndryshimin e Kodit Zgjedhor është një proces shumë i rëndësishëm, por ky është vetëm një hap, i rëndësishëm është zbatimi i ligjeve” - tha ajo. Komisioni i Reformës Zgjedhore mësohet se do të ketë një axhendë të ngjeshur pune përgjatë muajit të ardhshëm. Në këto mbledhje, pritet të dëgjohen mendimet e grupeve të interesit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›