E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ardhmen evropiane të Shqipërisë s’e merr dot peng askush

28-12-2011 / Gazeta 55

Lideri i LSI-së, Ilir Meta takim festiv në Lushnje me të rinjtë e LRI-së

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Rinore për Integrim Besjan Pesha, zhvilluan dje një takim festiv me të rinjtë e të gjithë Qarkut të Fierit, i organizuar në qytetin e Lushnjes. Në fjalën e tij z. Meta pasi i uroi të gjithë të rinjve Vitin e Ri 2012 u shpreh se ky vit është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët pasi është viti i 100-vjetorit të Pavarësisë dhe të themelimit të shtetit. Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh  i sigurt se fuqizimi i Lëvizjes Rinore për Integrim në Lushnje do të jetë tepër evident gjatë vitit të ardhshëm. “Ndaj jam këtu për të ndarë këtë besim së bashku me ju por edhe për të shprehur mbështetjen tonë për të gjithë rininë e Lushnjes sepse kjo është një nga zonat më të begata të Shqipërisë dhe duhet të jetë një nga zonat e cila siguron të ardhmen e sigurt për të gjithë rinjtë e Lushnjes. Urime dhe Gëzuar Vitin e Ri 2012 dhe suksese në të gjitha fushat”, u shpreh z. Meta. Mbi të gjitha është një vit shumë i rëndësishëm për të rinjtë, shtoi më tej Lideri i LSI-së, për të gjithë ju pasi ju jeni ata që do të punoni, do të kontribuoni për të konsoliduar akoma më tej shtetin tonë për 100 vitet e ardhshme. Dhe kjo kërkon mësim më shumë por njëkohësisht kërkon edhe që të gjithë së bashku të angazhohemi në mënyrë që ju të keni mundësi që aftësitë tuaja, njohuritë tuaja t’i vini në jetë në vendin tuaj. “Unë jam i sigurt se fuqizimi i Lëvizjes Rinore për Integrim në Lushnje do të jetë tepër evident gjatë vitit të ardhshëm ndaj jam këtu për të ndarë këtë besim së bashku me ju por edhe për të shprehur mbështetjen tonë për të gjithë rininë e Lushnjes sepse kjo është një nga zonat më të begata të Shqipërisë dhe duhet të jetë një nga zonat e cila siguron të ardhmen e sigurt për të gjithë rinjtë e Lushnjes. Urime dhe Gëzuar Vitin e Ri 2012 dhe suksese në të gjitha fushat”- theksoi z. Meta. Duke vazhduar më tej z. Meta u shpreh se, “ne duam të forcojmë vlerat e një shteti evropian, vlerat e shtetit të së drejtës, vlerat e lirisë dhe dinjitetit të çdo qytetari në këtë vend, sepse ne duam që Shqipërinë t’ia japim qytetarëve, t’ia japim rinisë së saj”. “Ju jeni garancia më e mirë për këtë sukses dhe për këtë triumf të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 8 majit në të gjithë Shqipërinë. Sepse ky është një vend që ka të ardhme dhe të ardhmen e tij nuk e merr dot peng askush”- tha më tej ai. Nga ana e tjetër, sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Rinore për Integrim, Besjan Pesha, falënderoi të gjithë të rinjtë e pranishëm për punën e mrekullueshme që kanë bërë e cila sipas tij do të vazhdojë e tillë edhe vitin e ardhshëm.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›