Imami, vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Fillimisht ministri Imami do të takohet me ministrin e FSK-së, Agim Çeku, dhe me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin, në ambientet e Ministrisë së FSK-së.
Takimi do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët shtypi.
Gjatë vizitës në Kosovë, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë do të shoqërohet nga gjeneral brigade Zyber Dushku, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm si dhe nga funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerë të lartë të ushtrisë shqiptare.
Qëllimi i vizitës është thellimi i bashkëpunimit në mes dy ministrive në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit.