E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare ngulmon per deshmitarin Shkelqim Haxhiu

TIRAN- Nga deklaratat e politikaneve dhe nga libri i botuar nga polici B.Hoxha une tashme jam denuar. Keshtu u shpreh nder te tjera Aldo Bare ne seancen e djeshme gjyqesore e cila u shty per shkak te mos paraqitjes se avokatit mbrojtes qe ndodhej ne nje proces tjeter penal prane Gjykates se Larte.


Ne seancen e djeshme gjyqesore ishte parashikuar thirrja dhe pyetja e deshmitarit te mbrojtjes shtetasit Shkelqim Haxhiu per te cilin efektivet e policise se Lushnjes per te dyten here i kthejne pergjigje gjykates se ky person ndodhej jashte Shqiperise.


Por kete deklarate te policise Bare nuk e ka pranuar duke i kerkuar Gjykates per Krime te Renda te urdheroje policine te sjelle ne gjyq deshmitarin Haxhiu pasi sipas tij ndodhet ne Lushnje. Sa per deshmitarin nuk eshte jashte shtetit por ne Lushnje para dy dite eshte pare ne qytet. Pse nuk e sjell policia. Shteti ta sjelle edhe ate sic e solli Gramoz Selmanin. Nese kam toleruar deri me tani per disa deshmitare si familjaret e Dajes apo edhe bashkeshorten e nje te vrari kete nuk e toleroj me.


Dua qe ta sillni Shkelqim Haxhiun ne gjyq. Ai eshte kapo i gjithe kesaj loje dhe akuzave-tha Bare ne fjalen e tij kur gjyqtarja e pyeti se cfare te bejme pasi deshmitari nuk ndodhet ne Shqiperi. Ne vazhdim te deklarimit te tij i pandehuri Bare akuzoi politiken se i kane bere gjyqin tashme.


Ky eshte nje proces ndaj meje dhe dua qe te me provohen akuzat. Ky eshte nje absurditet qe po ndodh me mua po qeshin edhe cakejte nder male. Qe pas deklaratave te politikaneve dhe librit te botuar nga B.Hoxha ky gjyq ka mbaruar. Nuk mund te vazhdoje gjyqi pa u paraqitur deshmitari Haxhiu nuk toleroj me. Ai duhet te vije.


Duhet qe shteti ta gjeje dhe ta sjelle ketu te deshmoje-tha Bare duke i kerkuar gjykates qe te gjeje menyren qe ta sjelle deshmitarin Haxhiu. Kryesuesja e peseshes gjykuese gjyqtarja Fatmira Hajdari pasi konstatoi mos paraqitjen e avokatit dhe deshmitarit si dhe kerkesen e Bares per te shtyre seancen gjyqesore vendosi te nderprese seancen duke i pezulluar afatet e paraburgimit ndaj te pandehurit Bare deri me 26 janar ora 1030 minuta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›