E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj: Berisha, të presin 20 padi

Zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj, i kërkoi dje Kryeministrit Sali Berisha që të përgjigjet për 20 paditë kundër tij. "Sali Berisha, thuaju shqiptarëve pse ra tuneli i Kalimashit dhe sa duhet të paguajnë?! Lëri akuzat e shpifjet sa nga një foltore në tjetrën, bëhu njëherë burrë e ik në prokurori e gjykatë ku të presin 20 padi", tha ajo. Imeraj kërkoi që Berisha t‘i lërë akuzat e shpifjet sa nga një foltore në tjetrën dhe të dërgojë në gjykatë e prokurori ministrin Fatmir Mediu, mbi të cilin rëndojnë ende 26 jetë të pafajshme të humbura në shpërthimin e korrupsionit në Gërdec. "Mos u fshi prapa imunitetit njësoj si Lulëzim Basha, por bëhu njëherë burrë e vërteto ato akuza monstruoze, që vetëm goja e një njeriu të sëmurë mund t‘i shqiptojë", shtoi Imeraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›