Felaj: Sot duhet të bashkohemi në Berat
Deputetja socialiste në Qarkun e Beratit, Ermonela Felaj, u bëri thirrje qytetarëve të kësaj zone që të marrin pjesë sot në tubimin e radhës. "Si deputete e Qarkut të Beratit u drejtohem të gjithë qytetarëve të thjeshtë dhe të ndershëm të këtij qarku, që nesër më 15 dhjetor, në vijim të protestës së bashkëqytetarëve tanë durrsakë, edhe ne të bashkohemi në një tjetër protestë, në atë që kërkon t‘i tregojë Kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij se ora e largimit të tyre ka ardhur nëse nuk u japin zgjidhje kërkesave tona", tha ajo. Sipas deputetes, opozita vazhdon protestën qytetare, duke vendosur në fokus të vëmendjes së të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm të ne socialistëve, krizën e rëndë ekonomike, institucionale dhe ligjore që po kalon vendi ynë.