E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj-Berishës: Në je burrë, shko në Prokurori

“Sali Berisha, thuaji shqiptarëve pse ra tuneli i Kalimashit dhe sa duhet të paguajnë?! Lëri akuzat e shpifjet sa nga një foltore në tjetrën, bëhu njëherë burrë e ik në prokurori e gjykatë ku të presin 20 padi”, theksoi Armela Imeraj.

Ajo tha më tej se Berisha duhet të japë shpjegime shqiptarëve se “pse ua more tokat banorëve të bregdetit nga Velipoja në Konispol dhe çfarë lidhje ka familja jote me to e me mijëra hektarë koncensione për TEC-e e fabrika çimentosh”. Gjithashtu, PS-ja ka kërkuar dërgimin në gjykatë e prokurori ministrin Fatmir Mediu, mbi të cilin rëndojnë ende 26 jetë të pafajshme të humbura në shpërthimin e korrupsionit në Gërdec.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›