E Diel, 1 Nëntor 2026

Imeraj: “Ministri i Piramidave nuk mund të ndihmojë dot Berishën”



Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj, ka reaguar pas sulmeve të ministrit të Financave, Ridvan Bode, në drejtim të kryetarit të PS-së Edi Rama. Imeraj tha se ministri i piramidave nuk mund të ndihmojë dot Berishën në përpjekjen për të fshehur krimin elektoral të 28 qershorit. “Ministri i piramidave nuk e ndihmon dot Berishën në fshehjen e krimit elektoral. Ministri i piramidave të ‘96–s paguhet nga taksat tona për të dhënë llogari për financat e shtetit për rrogat e prapambetura të mësuesve, për ndihmën ekonomike që nuk u jepet prej muajsh invalidëve apo për borxhet që u ka qeveria ndërtuesve të rrugëve elektorale. Ministri i piramidave të ‘96-s nuk e ndihmon dot Sali Berishën në tentativën e kotë për ta mbuluar krimin elektoral me një mal të turpshëm shpifjesh monstruoze për opozitën. Opozita do ta bëjë deri në fund detyrën e saj, dhe një pushtet që nuk e duron dot opozitën thjesht ka marrë fund”, - tha Imeraj.

30 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›