Aksident tragjik në Fushë Krujë, 6 të vdekur
KRUJE- Policia ka identifikuar trupat e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur përpara 1 ore në aksin Fushë Krujë-Lac.
Gjatë përplasjes mbeti i vdekur shoferi i ambulancës Vlash Suti dhe 5 personat që udhëtonin me makinën tip benz: vellezerit Eri e Ili Murati perkatesisht 17 e 15 vjec, Artan Alushi 30 vjec, Indrit Kaci 18 vjec, Florian Muzhaqi 26 vjec, të gjithë banorë të fshatit Bushnesh në Fushë Krujë.
Ora: 20:30-Aksident tragjik në Fushë Krujë
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 20:15 në aksin rrugor Fushë Krujë-Lac pranë fshatit Derven.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një ambulance të Lacit me një automjet tip Benz me targa të Tiranës 1579 A.
Sipas policisë, në autoveturë udhëtonin 5 persona ndërsa viktima e gjashtë është shoferi i ambulancës.
Dy prej pasagjerëve janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të plagëve të rënda. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave.
Shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit tip autoambulancë mendohet të ketë qenë shkaku i këtij aksidenti. Autoambulanca udhëtonte nga Laci ne drejtim të Tiranës, ndërsa benzi në krah të kundërt. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik që i kushtoi jetën 6 personave.
(e.n/BalkanWeb)