Xhemaili: ‘Napoli? Fitojmë ne”
Blerim Xhemaili, mesfushori shqiptar i Parmës, po kalon një nga momentet më të mira në kampionatin italian. Ylli i ri Parmës paralajmëroi shokët e tij të ekipit të jenë të jenë të kujdesshëm përpara sfidës me Napolin. Parma fitoi 3-2 me Fiorentinën javën e kaluar në transfertë, duke u renditur në vendin e pestë në Serie A. “Ndeshja kundër Napolit d të jetë shumë e vështirë pasi të dy ekipet po kalojnë një moment të mirë”, - tha Xhemaili për faqen zyrtare të klubit të Parmës. “Të dy skuadrat do të luftojnë për të fituar. Gjithë sytë e Italisë do të jenë te kjo ndeshje, duke na dhënë më shumë përgjegjësi, por nëse ne do të luajmë ashtu siç ne e dimë tani, gjithçka do të punojë mirë për ne”. Parma ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi, kur Kaljari fitoi 2-0 në stadiumin “Tardini” në muajin shtator. Napoli nuk e njeh humbjen nën drejtimin e trajnerit të ri Valter Mazari, duke regjistruar fitore prestigjioze në transfertë me Fiorentinën dhe Juventusin.
Ibra: “Barça fiton klasiken”
Zlatan Ibrahimoviç është i sigurt se ndaj Realit të Madridit do të ketë vetëm një fund, fitorja e Barcelonës. Takim i programuar për ditën e diel. Ibrakadabra tha: “Kjo është një ndeshje e madhe që ndiqet nga e gjithë bota. Ne do ta fitojmë klasiken”. Suedezi vuan nga një dëmtim muskulor së bashku me Lionel Messin, por pritet që të dielën në mbrëmje ata të zbresin në fushë pas stërvitjes së diferencuar.
28 Nentor 2009