Rama: “Berisha nuk më tremb. Nuk tërhiqem nga kërkesa për hapjen e kutive”
Kreu i PS-së: “Balta që hedh Berisha më bën edhe më të fortë, edhe më të vendosur”. Rama: “Opozita nuk e negocion misionin e saj për mbrojtjen e votës së lirë”
Shaban Sulçe
Nga qyteti i Vlorës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaron se nuk trembet nga presioni i kryeministrit Berisha dhe se asnjëherë nuk do të tërhiqet nga kërkesa për hapjen e kutive të votimit. Gjatë konferencës për shtyp që Rama ka dhënë së bashku me deputetët socialistë të qarkut Vlorë, Eltar Deda dhe Fatmir Toçi, kreu i PS-së theksoi se hapja e kutive është shumë e rëndësishme për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri, ndërkohë që e akuzoi kryeministrin Berisha si njeriun që po mban peng të vërtetën. “Nuk ka trembin, na bëjnë edhe më të fortë edhe më të vendosur; na bëjnë edhe më të kthjellët sulmet që fyejnë inteligjencën e shqiptarëve, që fyejnë çdo kënd në Shqipëri që di të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra. Hapja e kutive është e domosdoshme. Berisha po mban peng të vërtetën. Sali Berisha, i gjendur para faktit të rëndë se hapja e kutive të votimit e ballafaqon me një të vërtetë së cilës ai i ikën si ‘djalli temjanit’, ka vendosur të ngrejë një mal me baltë, për ta fshehur pas këtij mali të vërtetën që mban peng në kutitë e 28 qershorit. Ka vendosur ta bëjë këtë duke kapërcyer çdo kufi dhe duke shkelur në çdo hap të vërtetën me një formë të përçudnuar të komunikimit me publikun”, - u shpreh Rama.
Kauza
Kreu i PS-së e nisi konferencën e tij për shtyp duke thënë se ky 28 nëntor e gjen shumicën e shqiptarëve në një betejë qytetare për liri e demokraci. Ai konfirmoi vullnetin e opozitës për të mos u tërhequr për asnjë moment nga detyrimi i saj për mbrojtjen e votës së lirë. “28 Nëntori na gjen në një beteje qytetare, në një përpjekje për liri dhe të drejta, të fituara, të kërcënuara dhe të panegociueshme. Na gjen me vetëdijen e lartë se detyrimi ynë për mbrojtjen e votës së lirë për mbrojtjen e të drejtës për zgjedhje të lira është më i madh se çdo interes vetjak i secilit prej nesh. Pa asnjë dyshim, se gjëja më e lehtë do të ishte të mbyllim sytë, por mbyllja e syve do të ishte tradhtia më e rëndë ndaj parimeve dhe vlerave për të cilat në luftojmë dhe për të cilat njerëzit na kanë votuar”, - theksoi Rama.
Kutitë
Edhe dje, kryetari i PS-së Edi Rama nuk ka hezituar të përsërisë apelin për hapjen e kutive të votimit. Sipas Ramës, hapja e kutive i shërben mbrojtjes së demokracisë në Shqipëri. “Kërkesa jonë për hapjen e kutive të 28 qershorit është një kërkesë për demokracinë reale funksionale. Është një kërkesë për lirinë dhe të drejtën e votës dhe të zgjedhjeve të ndershme. Është një kërkesë që bazohet në shqetësimin patriotik që Shqipëria të mos ketë më zgjedhje si ato të 28 qershorit, apo si ato të tjerat para tyre, por të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si çdo vend aspirant për BE. Dua ta përsëris edhe këtu fjalën e protestuesit që më tha: ‘Ne duam të bëjmë autopsinë e zgjedhjeve të vdekura që zgjedhjet e ardhshme mos vdesin nga e njëjta sëmundje’. Është Sali Berisha që i friket kësaj autopsie. Ne kemi vendosur një afat 10-ditor nga dita e mbylljes së protestës sonë të parë”, - theksoi Rama.
30 Nentor 2009