Imeraj: PD kerkon te largoje vemendjen nga kriza
Selia roze reagoi menjehere dje pas akuzave te maxhorances se opozita behet qesharake kur pretendon dieta nga Kuvendit per ditet ne greve. Zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, tha ne emer te kesaj force politike, se PD flet vetem per te larguar vemendjen nga kriza politike e ekonomike. "Njeri flet per trafikun, tjetri flet per greven, nje tjeter flet per Pezen dhe te gjithe flasin per te larguar vemendjen nga kriza politike dhe ekonomike, ku Sali Berisha po e zhyt vendin perdite", u kunderpergjigj Imeraj. Sipas saj, ne keto momente, Shqiperise nuk i duhet asgje tjeter me shume se sa transparence e zgjedhjeve dhe e kutive te mbyllura. Ndaj Imeraj ne emer te selise roze kerkoi edhe njehere dje transparence zgjedhore nga maxhoranca dhe Kryeministri Sali Berisha. "Shqiperise i duhet transparence, Sali Berisha ndalon hapjen e kutive te qeverise. Shqiperise i duhet drejtesi, Sali Berisha ndalon voten e fshehte ne Kuvend.
Shqiperise i duhet mireqenia, Sali Berisha ndalon rritjen ekonomike. Shqiperia sot nuk ka ato qe i duhen, por qeveriset nga ata qe nuk e duan. Fajin dhe pergjegjesine e ka Sali Berisha", u kunderpergjigj Imeraj. Per muaj te tere deputetet e opozites, kerkojne nga Kuvendi lejimin e transparences se zgjedhjeve, nisjen nga puna te Komisionit Hetimor Parlamentar te ngritur per transparencen e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit, nepermjet hapjes se kutive te votimit. Kushti i vetem i kerkuar nga Partia Socialiste per zgjidhjen e ngercit politik ne vend qe, qe pas zgjedhjeve parlamentare te vitit te shkuar nuk eshte zgjidhur ende. Sipas opoziten, maxhoranca ne vend qe te reflektoje dhe te reagoje mbi kete situate, vijon qe te anashkaloje ate.