E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Vizat hiqen brenda vitit

Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, shprehu dje bindjen se te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ashtu si edhe Belgjika, e cila do te marre ne korrik presidencen e radhes se BE-se, jane pro liberalizimit te vizave me Shqiperine. Pas kthimit nga Luksemburgu, ku mori pjese ne takimin e Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise se vendeve te BE, ministri i Brendshem Basha u shpreh se liberalizimi i vizave per shtetasit shqiptare do te ndodhe brenda ketij viti, ndersa tre kushtet teknike do te plotesohen ne kohe. Ne kete kuader do te kete nje zbatim rigoroz te strategjive ekzistuese ne vecanti te luftes kunder trafiqeve, krimit te organizuar dhe terrorizmit. Basha sqaroi se situata politike, nuk ka aspak lidhje me procesin e liberalizimit te vizave. Nderkohe qe i quajti perpjekje te deshperuara ato te opozites, per te penguar kete proces. Ministri shprehu edhe njehere, angazhimin e plote te qeverise shqiptare, per te realizuar plotesisht dhe ne kohe, tre kerkesat e paraqitura nga Komisioni Evropian per liberalizimin e vizave. Ai shprehu bindjen e plote se per keto tre kritere shtese, te cilat perkojne edhe me sezonin e veres, ministrat e Brendshem do te mblidhen ne tetor, do te kene nje propozim final nga Komisioni Evropian, plotesisht ne linje me propozimin e pare per heqjen e vizave per shqiptaret.
Zoti Basha, si e vleresoni takimin ne Samitin e Sarajeves?
Vetem nje jave pas propozimit te Komisionit Evropian, per heqjen e vizave per Shqiperine, Ministrat e Brendshem dhe te Drejtesise te vendeve anetare, shqyrtuan dhe i dhane dje mbeshtetje te plote ketij propozimi. Leximi i pare i Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian, i propozimit te Komisionit konfirmoi edhe njehere mbeshtetjen e plote per liberalizimin e vizave nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Me kete rast falenderoj ministrat e Brendshem te BE, ne vecanti Presidentin e radhes te ketij Keshilli, ministrin e Brendshem te Spanjes, Rubalcaba, i cili mbajti premtimin qe shprehu gjate takimit me te ne dhjetor te vitit te kaluar, per procedimin pa vonese te propozimit te Komisionit Evropian. Deshiroj te falenderoj me kete rast qytetaret shqiptare, te cilet ne nje kohe rekord u pajisen me mbi 2.2 milione karta identiteti elektronike, 700 mije pasaporta biometrike, Policine e Shtetit per punen kolosale ne luften kunder krimit dhe sigurine e kufijve, prokuroret dhe gjyqtaret shqiptare dhe te gjithe organet ligjzbatuese, fale punes dhe perkushtimit te te cileve u be i mundur propozimi historik i Komisionit, per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Duke ndare me cdo qytetar te Republikes se Shqiperise kenaqesine dhe besimin tim si Minister i Brendshem per udhetimin pa viza brenda ketij viti, deshiroj t'i garantoj ministrat e Brendshem dhe te Drejtesise te BE, per angazhimin e plote te Shqiperise per te permbushur brenda afatit edhe kriteret shtese te paraqitura nga Komisioni Evropian.
Belgjika do te marre Presidencen e radhes te BE-se, e shihni ne kete rast, me skepticizem liberalizimin e vizave me Shqiperine?
Me Presidencen e ardhshme belge, sikunder me Presidencen spanjolle, kam pasur kontakte ne nivelin e ministrave te Brendshem e ministrave te Migracionit dhe ju deklaroj me pergjegjesi te plote se Belgjika, sikunder vendet e tjera anetare te BE, mbeshtet pa asnje rezerve procesin e liberalizimit te vizave dhe mbeshtet pa asnje rezerve propozimin e Komisionit Evropian. Prandaj shpreh bindjen e plote se gjate Presidences belge do te jemi edhe ne fazen perfundimtare te marrjes se vendimit dhe futjes ne veprim, duke lejuar levizjen e shqiptareve pa viza brenda ketij viti.
Sa ndikon situata politike, ne vendimmarrjen e Keshillit te Ministrave dhe Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave me Shqiperine?
Nga deklarata e komisionerit Fule, sikunder nga deklarata e komisioneres Malmstrom dhe nga te gjithe deklaratat e deritanishme te institucioneve evropiane, shihet fare qarte se nuk ka asnje pengese politike apo mungese vullneti politik, per te perfunduar me sukses procesin e heqjes se vizave, per te cilin tashme ekziston edhe elementi me i rendesishem, propozimi pozitiv i Komisionit Evropian. Ju them edhe njehere se nga leximi i cdo deklarate, te cdo institucioni evropian dhe te cdo perfaqesuesi te vendeve anetare, del qarte se nuk ka asnje pengese politike dhe asnje mungese vullneti politik per te proceduar perpara me heqjen e vizave, vecanerisht tashme qe mbi tavolinat e tyre ndodhet propozimi pozitiv i Komisionit Evropian, si gardian i portes dhe institucioni me i besueshem ne kete drejtim. Deshiren per te lidhur procesin e heqjes se vizave me situaten politike apo me kushte politike, une e shoh si nje perpjekje te deshperuar te fundit per te bllokuar procesin nga te njejtet aktore qe u perpoqen ta benin kete edhe para te enjtes se kaluar, por qe deshtuan sepse e enjtja e kaluar faktoi se procesi i heqjes se vizave eshte nje proces i pandalshem dhe se shqiptaret do te levizin pa viza brenda ketij viti ne hapesiren Shengen pavaresisht perpjekjeve te padenja te disa aktoreve per ta bllokuar ate. E kam fjalen per aktore te brendshem dhe jo te jashtem.
Nje nga kerkesat ne udherrefyesin per liberalizimin, ishte lufta kunder krimit. Cfare hapash do te merrni?
Lufta kunder krimit, lufta kunder korrupsionit, jane dhe mbeten prioritete kryesore te Policise se Shtetit, krahas sigurimit te rendit dhe sigurise publike. Ne kete kuader pas liberalizimit te vizave, para Policise se Shtetit dalin detyra te reja edhe me te rendesishme, sfida te reja qe duhen kapercyer. Levizja e lire e qytetareve shqiptare, nenkupton para se gjithash lehtesine dhe dinjitetin e qytetareve shqiptare ne komunikimin e tyre me bashkeqytetaret evropiane, por per Policine e Shtetit shtrohen nje sere detyrash te rendesishme per forcimin e metejshem te luftes dhe goditjes se krimit, ne vecanti krimit transnacional. Ne kete kuader do te kete nje zbatim rigoroz te strategjive ekzistuese ne vecanti te luftes kunder trafiqeve, krimit te organizuar dhe terrorizmit.
A do t'i permbushe qeveria shqiptare, kriteret shtese te percaktuara nga Komisioni deri ne kohen kur te vijne ekspertet?
Sic e vute re edhe nga deklarata ime ne angazhohemi plotesisht per permbushjen e te tre kritereve brenda afatit. Per sa i perket strategjise, sic ju ka informuar tashme edhe Kryeministri, ka perfunduar hartimi i draftit dhe se shpejti do t'i parashtrohet per miratim organeve perkatese, Komitetit Nderministror per Liberalizimin e Vizave dhe Keshillit te Ministrave. Vlen te theksohet se kjo strategji eshte pergatitur me bashkerendim dhe koordinim te plote me ekspertet me te mire nderkombetare sic jane ata te IOM (Organizata Nderkombetare per Migracionin) dhe eksperte te Bashkimit Evropian. Per dy kritere te tjera, dua te theksoj edhe njehere, jane tregues vazhdimesie, pra as nisin dhe as perfundojne me liberalizimin e vizave, por tregojne se edhe gjate muajve te veres shteti shqiptar nuk e braktis punen dhe shkon te beje banje dielli, por vazhdon me perkushtim punen, e cila do te vazhdoje edhe pas liberalizimit te vizave. Nisur nga kjo shpreh bindjen e plote se per keto tre kritere shtese, te cilat perkojne edhe me sezonin e veres, ne fund te sezonit te veres ministrat e Brendshem do te mblidhen ne tetor, do te kene nje propozim final nga Komisioni Evropian, plotesisht ne linje me propozimin e pare per heqjen e vizave per shqiptaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›