Greqia rikonfirmon: Ne BE, gjithe Ballkani me 2014
Greqia rikonfirmoi politiken e saj te qeverisjes, duke u shprehur serish dje si shtet, pro anetaresimit te vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian, deri ne vitin 2014. Kete qendrim te shtetit fqinj, e rikonfirmoi serish dje perfaqesuesi grek ne konferencen me teme "Forcimi i Bashkepunimit ne Fushen e Sigurise per nje Anetaresim te shpejte te Evropes Juglindore ne BE", Pantelis Oikonomu. Gjate nje takimi me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Oikonomu, vleresoi gjithashtu hapat e Shqiperise drejt procesit te integrimit dhe liberalizimit te plote te vizave, vitin e ardhshem. Po diten e djeshme, Topalli zhvilloi takime edhe me perfaqesuesin e delegacionit parlamentar te Italise, Renato Farina. Ky i fundit vleresoi zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit dhe pranimin nga vendet e BE-se te kerkeses se Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat. Kryetarja e Kuvendit zhvilloi takime te vecanta edhe me perfaqesuesit e Parlamentit te Kroacise, Ante Kotromanovic, Parlamentit te Maqedonise, Vlado Buckovski etj.