E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj: Pinoku mos guxojë të provokojë socialistët

Autori i Lajmit: RedaksiaPartia Socialiste reagon pas një protestave të organizuara para selisë së saj lidhur me qëndrimin opozitar dhe procesin e integrimit të vendit. “Dje pamë qytetarët serbë, maqedonas e malazezë që festonin për liberalizimin e vizave, ndërkohë që vendi ynë ka mbetur në klasë, i izoluar në mes të Evropës. Pinoku Sali Berisha nuk mund ta fshehë dështimin e tij duke sjellë pseudoprotestues tek oborri i shtëpisë së socialistëve, por do të jenë socialistët dhe të gjithë shqiptarët që do të protestojnë para zyrës së tij që i la në izolimin më të pafalshëm. I themi Kryeministrit pinok të mos guxojë më të provokojë në derën e shtëpisë së socialistëve”, - tha zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj. Ajo pohoi se opozita nuk ka protestuar përpara shtëpisë së demokratëve por përpara Kryeministrisë së Shqipërisë që duhet të mbrojë interesat e shqiptarëve socialistë e demokratë dhe jo të një familjeje në pushtet. “Nëse pinoku Kryeministër nuk i duron dot protestat përpara godinës së Kryeministrisë kjo është një arsye më shumë që të largohet bashkë me kutitë e mbyllura, ku mban peng integrimin tonë në Evropë. Fati i Shqipërisë smund të rrijë më i varur në hundën e gjatë që ka marrë peng kryeministrinë”, - përfundoi ajo.
Ky lajm është publikuar: 21/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›