E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultati i votimit, pas kthimit të Berishës

Autori i Lajmit: RedaksiaKëshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka mundur, më së fundi, pas gati një jave nga dita e votimit, të marrë formë përfundimtare vetëm pas kthimit të Sali Berishës nga vizita në Danimarkë. Nga lista e publikuar bie në sy përjashtimi nga Këshilli Kombëtar i ish-deputetëve të njohur si mbështetës të Presidentit Bamir Topi. Pasi i la jashtë listës së kandidatëve për deputetë dhe për rrjedhojë edhe jashtë Kuvendit, ai i ka përjashtuar ata edhe nga Këshilli Kombëtar ku bënin pjesë deri më tani. Kështu fatin e deputetit Dashnor Sula e kanë pasur edhe ish-kolegët e tij të njohur gjatë legjislaturës së shkuar si mbështetës të presidentit Topi. Pra, ish-deputetët Sali Shehu, Pal Dajçi, Astrit Bushati, Eris Hoxha, Engjëll Cara, Blerim Çela, Mevlan Xhindoli, Preç Zogajn, Rahim Kaleci apo edhe Ylli Pango, kanë mbetur jashtë radhëve të këtij këshilli. Ndërkohë, ashtu siç edhe pritej, pjesë e këshillit Kombëtar nuk është bërë as zëri kritik brenda radhëve të PD-së, ish-deputeti Aleksandër Biberaj, pavarësisht se aktualisht është ende pjesë e kryesisë së partisë.

Ky lajm është publikuar: 21/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›