E Diel, 1 Nëntor 2026

Impiant modern i ujit, inagurohet investimi në Sauk

Për herë të parë në Shqipëri, u implemtua impianti demostrativ dhe shkencor për trajtimin e ujërave të ndotura urbane me shtretër me filtër dhe bimësi.
Ky impiant u inagurua në fshatin e fëmijëvë SOS, në Sauk të Tiranës, përfundimi i punimeve të impiantit të parë demostrativ dhe shkencor për trajtimin e ujit të ndotur të kanalizimeve dhe ripërdorimit të këtij uji pas trajtimit.
Gjatë fjalës së tij Z. Olldashi u shpreh se Inagurimi i këtij impianti është një ngjarje shumë e mirë për sektorin, pasi është një sektor që ka trashëguar prapambetje në Shqipëri.
"Projekti në fjalë e ka vlerën e vet tek ofrimi i një modeli që duhet zgjeruar tashmë në të gjithë territorin shqiptar, pasi ai garanton dy element themelor.
Së pari bën një trajtim të ujërave, plotësisht në standartet e Bashkimit Europian dhe përputhet më një filozofi të ripërdorimit të ujërave, pasi uji i trajtuar nga impianti do të përdoret për vaditjen e ambjenteve të gjelbëra të fshatit SOS"- theksoi ministri Olldashi.
Vlera e impiantit të inaguruar është 60 mijë Euro. Ky impiant trajton ujrat për 500 banorë dhe ka një kosto operimi vjetore shumë të ulët, rreth 500 Euro në vit, kosto amortizimi, dhe ka nevojë vetëm për një pompë dhe një puntor. Impiant është ndërtuar me materiale tërësisht të vendit dhe nga një kompani shqiptare.
Gjatë ceremonisë së inagurimit të këtrij impianti ishin të pranishëm Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Z. Sokol Olldash, Ministri Mjedisit, Z. Fatmir Mediu, Ambasadori Gjerman, Z. Bernd Borchardt, Znj Enkelejda Gjinali Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e Ujit dhe Drejtoresha e GTZ për Shqipërinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›