Kreditimi, mundësia e fermerëve

Kreditimi i fermerëve nëpërmjet rrjeteve të kursim- kredisë aktualisht është mundësia e vetme për të zhvilluar fshatin. Për këtë arsye unioni Kursim- kredi po synon zgjerimin e tij të mëtejshëm si dhe tërheqjen e përvojës së huaj në kreditim. Një rast bashkëpunimi është marrëdhënia e vendosur me skemën franceze “Credit Mytyell”.
”Unioni Kursim- Kredi parashikon që të ketë ritme shumë më të larta se
viti 2009. parashikohet që të kemi një rritje të numrit të anëtarëve me 5
mijë anëtarë si dhe rritje të portofolit të kredisë me rreth 20%” tha
Behar Gjoni, drejtor zhvillimi i rrjetit Union SHKK.
“Jemi këtu për të ridimensionuar bashkëpunimin me Unionin shkk. Ne kemi
lidhje të hershme me këtë skemë dhe duke parë zhvillimin e saj mendojmë
se ja vlen ti zgjerojmë dhe më tej marrëdhëniet tona” tha Bernard D’
Heilly, ekspert Credit Mutuel.
“Janë të gjithë mundesitë e e nje bashkepunimi dhe asistence për
Unionin kursim kredi. Ne nuk përjashtojmë as mundësinë e një
bashkëpunimi financiar, por për të realizuar këtë duhet një studim
përkatës” tha Fransua D’ Cangny, ekspert Credit Mutuel.
Uninoni i shoqatave “Kursim- kredi” është angazhuar gjithashtu për
solidaritetin me zonat e përmbytura. Kjo nismë është përkrahur nga të
gjithë shoqatat “Kursim- kredi” të cilat ne bazë të funksionimit të tyre
kanë pikërisht solidaritetin.
“Të gjitha shoqëritë kursim-kredi kanë
shprehur nismën e tyre për të mbështetur zonat e përmbytura. Një nismë e
tillë u shfaq edhe kur ndodhi problemi në zonën e Gërdecit dhe tani kjo
nismë është përshëndetur nga të 106 shoqëritë Kursim- Kredi. I gjithë
fondi i grumbulluar do të shkojë për të mbështetur zonat e përmbytura në
qarkun e Shkodrës” tha Gjoni.
Në mbledhjen e asamblese Rajonale që u zhvillua në periferi të
kryeqytetiti dhe ku kishte pjesmarres nga Tirana, Shkodra, Malësia e
Madhe, Durresi, Kavaja janë prezantuar arritjet e grupit Union SHKK per
vitin 2009 dhe plan biznesi 2010 që planifikon zgjerimin territorial te
ketij grupi.
Adi Darsi