E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, masa për lidhjet e paligjshme në Yzberisht

OSSH-ja ka vazhduar aksionin në terren për të marrë masa për të eliminuar humbjet në rrjet, por edhe për të shkëputur të gjitha lidhjet e paligjshme. Sipas përfaqësuesve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Yzberishti është zona më problematike,dhe për këtë ajo është zgjedhur si zona e parë e zbatimit të projektit. Ajo se çfarë vihet re, është fakti se në shumë shtëpi të kësaj zone, në aparatet e matësve elektrik janë vënë re ndërhyrje nga pronarët, gjë që është e palejueshme.
Ky projekt është më i rëndësishmi që është marrë nga korporata çeke CEZ, për eliminimin e humbjeve në rrjet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›