E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pritje të ofertave

Përfunduan punimet e konferencës triditore të ofertuesve për Partneritetin Publiko-Privat për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP).

Për tri ditë, sa ka zgjatur kjo konferencë, ofertuesit patën rast të njihen me lokacionin e identifikuar nga ana e Qeverisë për ndërtimin e terminalit të ri, i cili do të jetë modern, tri herë më i madh se terminali ekzistues dhe do të ofrojë shërbime të kualitetit të rangut botëror.

Përfaqësuesit e 3 konzorciumeve ndërkombëtare, Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S, Bouyges Batiment / Egis/ PAIC Consortium dhe Limak / Aeroport de Lyon Consortium, kanë vlerësuar se ka mungesë të theksuar të kapaciteteve në terminalin ekzistues, sidomos tek arritjet; mënyra se si janë të shpërndara ndërtesat ekzistuese; meny shumë e limituar e shërbimeve për pasagjerët dhe pika të tjera të cilat do të jenë pjesë e ofertës së tyre.

Ofertuesit kanë vlerësuar se kjo konferencë do t’iu ndihmojë në përpilim e ofertës dhe planifikimin rreth rivitalizimit të operimeve në premisat ekzistuese, me qëllim që të ofrojnë shërbime sa më kualitative, deri në përfundim të terminalit të ri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›