Tafani:KESH ka eksportuar 471.200 MWH brenda 2 muajve
Eksporti i energjisë elektrike i realizuar dy muajt e fundit është më i madhi se i gjithë eksporti i kryer nga KESH-i në vitin 2009. Kështu ka deklaruar drejtori i departamentit të tregtimit të energjisë Endri Tafani në lidhje me eksportin e energjisë. Sipas tij shitjet e realizuara në dy muajt e 2010-ws arrijnw vlerën 471.200 MWH ndërkohë që për vitin 2009 ishte vetëm 444.028 MWH.
Ndwrkohë shitja e energjisë për muajin shkurt fillon në datën 1 shkurt dhe përfundon në 28 shkurt dhe kompanitë të cilat kanë fituar tenderin janë EFT.EGL dhe RUDNAP e cila do të blejë dhe sasinë më të madhe të energjisë.