E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin për kalimin në pronësi të Komunitetit Mysliman, për Myftininë Elbasan, të sipërfaqes prej 5902 metra, në Zaranikë, Elbasan

22-05-2013 / Gazeta 55

Këshilli i Ministrave mori sot në shqyrtim dhe miratoi vendimin “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të Komunitetit Mysliman, për Myftininë Elbasan, të sipërfaqes 5902 metra, nga trualli i pronës nr.278, me emërtim “Reparti ushtarak nr.5012/31”, me vendodhje në Zaranikë, Elbasan, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për një ndryshim në vendimin “Për miratimin e Listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi  administrimi Ministrisë së Mbrojtjes" të ndryshuar.
Me këtë vendim, sipërfaqja e tokës prej 5902 metrash në Zaranikë të Elbasanit, e cila ishte në administrim të Ministrisë Mbrojtjes i kalon tashmë në pronësi Komunitetit mysliman për tu përdorur për nevoja të Myftinisë së Elbasanit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›