Import-eksporti ne Durrës, 2 % rritje pavarësisht krizës
Ndonëse kriza glogale ka prekur pothuajse të gjitha vendet e rajonit, treguesit ekonomik në portin e Durrësit evidentohen në rritje. Sipas burimeve nga Drejtoria e portit më të madh të vendit, në 15 ditëshin e parë të janarit është shënuar një rritje prej 2 % të import-eksport të mallrave.
Sa i takon importit, kofirmohet se Italia mbetet tregu kryesor ku drejtë portit të Durrësit kanë mbërritur materiale ndërtimi si cimento, apo dhe produkte të ndyshme ushqimore të konsumit te përditshëm. Sa i përket eskporteve, burimet portuale bëjnë të ditur se tregu kinez vazhdon të jetë më atraktivi sa i përket marrjes së mineraleve nga Shqipëria, ndërkohë që edhe tregjet e tjera po tregojnë interes për produketet që vijnë nga vendi ynë.
Nëse do ti referoheshim edhe statistikave të vitit të kaluar ka rezultuar se mineralet zënë peshën kryesore të eksporteve, por kapacitetet e pamjaftueshme të portit të Durrësit kanë ndikuar në mosdërgimin e të gjithë sasisë së mallrava drejt trejgeve të huaja. Në këto kushte thellimi i portit të Durrësit mbetet një element i rëndësishëm, jo vetëm për hyrjen e anijeve me tonazh të lartë, por edhe trageteve supërluksozë krocerë, agjensite e të cilave kanë treguar mjaft interes për portin e Durrësit.