Tërmet në Iran, 36 të plagosur

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Iranin. Dridhjet e tokës janë shënuar në pjesën verilindore të Iranit, ku si pasojë e tyre janë plagosur të paktën 36 persona. Agjencia Fars bën të ditur se tërmeti me magnitudë 5.5 i shkallës Rihter ka ndodhur në qytetin Nejshabouru, ndërsa shton se nuk ka dëmtime të mëdha dhe se situata aktuale nuk paraqet rrezik për jetët e njerëzve.