E Shtunë, 31 Tetor 2026

Importet, arkëtohen 3, 7 milion lekë nga akciza

Në buxhetin e Shtetit janë arkëtuar 3, 7 milion lekëve nga akciza e mallrave të importuar. Statistika është bërë e publike nga INSTAT në raportin për muajin shkurt ku mësohet se  importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 3,713 milion lekë, duke zënë 11.6 për qind ndaj totalit të importit.

Sipas të njëjtave burime mësohet se krahasuar me janarin e 2010, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 10.5 për qind.  Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara e zënë nënproduktet e naftës, cili përbën edhe 70.2 për qind të gjithë vlerës. Ndërkohë që çmimi i naftës në tregun botëror ka njohur nivelin më të lartë në 17 muajt e fundit.  Një fuçi nafte e papërpunuar u shit me 83.76 dollarë. Edhe dollari ka njohur rënie përballë euros. Çmimi i naftës ka tendencë të rritet sa herë bie vlera e dollarit.  Nga ana tjetër gjatë muajit shkurt 2010, produktet shqiptare të eksportuara drejt tregjeve rajonale dhe të BE-së kanë pësuar rritje, ashtu si dhe në muajin e parë të këtij viti. Ndërsa në janar 2010, eksportet shënuan një rritje prej 44% në krahasim me janarin e vitit 2009, edhe në muajin shkurt kurba është në kah rritjeje. Eksportet kanë shënuar rritje nga muaji në muaj, por një rritje rreth 50% nga vitit në vit. Shqipëria kryesisht eksporton mallra me fason (material porositës), materiale ndërtimi e metale, minerale, lëndë djegëse, energji etj. Një ndikim në shtimin e vlerës së eksporteve ka dhënë edhe energjia elektrike, të cilin KESH e ka shitur përgjatë këtyre dy muajve. Vetëm në 2009 eksporti i energjisë elektrike u rrit me 88% në krahasim me 2008. INSTAT publikoi dje të dhënat e tregtisë së jashtme, sipas së cilës, deficiti tregtar në shkurt 2010 është 20.6 mln lekë. Sipas INSTAT, në shkurt 2010 u eksportuan 11.300 mln lekë mallra, me rritje 18.1 për qind në krahasim me janar 2010 dhe rritje me 50.5 për qind në krahasim me shkurt 2009. U importuan 31.994 mln lekë mallra, me rritje 6.2 për qind në krahasim me janar 2010 dhe ulje 4.2 për qind në krahasim me shkurt 2009.

Last Updated on E Shtune, 03 Prill 2010 19:01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›