E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Privatizimi i OSSH i suksesshëm

Pas kritikave të shpeshta në adresë të operatorit të sistemit të shpërndarjes ministri i ekonomisë Dritan Prifti deklaron se privatizimi ka qenë sukses. Optimizmin e tij kreu i dikasterit të energjetikës e bazon në planet e kompanisë ceke për të investuar në shpërndarje dhe sistemin e matjes.

“Muajt e ardhshëm ne do të shohim një kompani shumë më shumë eficiente. Kompania është në proces të marrjes së një kredie nga BERZH dhe IFC-ja që i kalon mbi 200 milion euro. Kjo kredi do të përdoret për investime vetëm në Shqipëri. Kompania është duke negociuar dhe duke mbyllur disa kredi të reja me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri që shkojnë diku tek 20-25 milion euro” tha Prifti.

Në konferencën e tij të zakonshme para mediave zoti Prifti ka publikuar edhe vendimin që pritet të ndërmerret së afërmi dhe që ka të bëjë me ngritjen e Qendrës Kombëtare të Energjisë.

“Brenda QKL do të krijohet një drejtori e re, e cila do të merret vetëm me aplikimet energjetike, me të gjitha lejet dhe licencat që biznesi shqiptar apo i huaj, të gjithë investitorët, duhet të marrin në procesin e zbatimit të një koncensioni në fushën e energjetikës” tha Prifti.

Ministri Prifti ju përgjigj edhe interesit të mediave për planet e ngritjes së një teci bërthamor dhe deklaroi se ndërtimi i tij përbën një objektiv të largët.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›