Shqiperia turistike, ne Panairin e Prishtines
Kosova ka qene keto ditet e fundit epiqendra e veprimtarive turistike. Ne kryeqytetin e saj, Prishtine, eshte hapur panairi i Turizmit, ku kane marre pjese operatore te ndryshem nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. Agjencia Kombetare e Turizmit ka paraqitur ne kete panair performancen turistike te Shqiperise, e favorizuar ne grupin e vendeve pjesemarrese nga bregdeti i saj i mrekullueshem. Per te marre pjese ne kete panair ishin te pranishem edhe nje grup i Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise i kryesuar nga zv. Ministri, Nikoll Lesi. Nderkaq veprimtarite e shumta kane bere qe angazhimi ne paraqitjen e mundesive turistike te Shqiperise te jete maksimal. Ne te gjitha keto veprimtari, ne takimin me Kryeministrin Thaci, ministrin e Kultures, Lutfi Haziri, ministrin e Industrise e te Tregtise, Lutfi Zharku si dhe zv. Ministrin Januz Kastrati, eshte biseduar me pergjegjesi per mundesite e rritjes se metejshme te bashkepunimit ne fushen e turizmit e te trashegimise kulturore midis te dy shteteve. Zoti Lesi ne keto bisedime ka paraqitur perparesite qe ofron Shqiperia ne sezonin turistik 2010.
Ndersa ne nje konference shtypi te perbashket me zv. Ministrin Kastrati, ai ka shpjeguar para gazetareve dhe opinionit se: "Shqiperia kete vit eshte plotesisht e pergatitur per te pritur nje numer shume me te madh turistesh nga Kosova. Nese vitin e kaluar turistet nga Kosova shenuan nje rritje prej tre fish, duke arritur ne 470 mije gjithsej, kete vit mendohet se shifra do te jete me e larte. Mundesite dhe atraktivitetin turistik te vendit do ta rritin masat e marra per te siguruar nje mjedis te paster ekologjik si dhe duke vendosur rregulla me strikte ne eliminimin e zhurmave dhe defekteve te tjera qe jane verejtur ne te kaluaren. Operatoret turistike te Shqiperise do te ofrojne jo vetem kushte me te mira, por edhe cmime te pranueshme e te leverdishme. Koston e shpenzimeve per pushimet turistike te ketij viti do ta ule njekohesisht hapja dhe funksionimi per 24 ore i tunelit te Kalimashit, cka do ta afroje Kosoven me detin me shume se kurre ndonjehere ne historine e saj".
Duke vene ne dukje kete realitet te ri, presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, kujton se ne Prizren tashme eshte e pranishme reklama "Shesim nje shtepi dy ore larg detit"! Panairi i turizmit ne Prishtine eshte bere nje tradite tashme e pervitshme. Populli i Kosoves merr permes ketij evenimenti informacionin e nevojshem per mundesite qe ofron bregdeti shqiptar per pushime me leverdi dhe atraktive. Por e vecanta e ketij viti lidhet me faktin se ky informacion eshte ofruar ne nje lidhje te ngushte me perpjekjet qe do te behen per kombinimin e turizmit te detit me turizmin kulturor.
Shqiperia ka mundesi te jashtezakonshme ne kete fushe. Per rrjedhoje te apasionuarit pas detit do te kene mundesi te shumta per t'u njohur dhe vizituar objektet e larmishme te trashegimise kulturore. Per kete qellim jane marre disa masa qe te permiresohet infrastruktura rrugore midis bregdetit dhe vendndodhjes se ketyre objekteve. Krahas nje infrastrukture te permiresuar tej mase ne te gjithe vendin, pushuesit do te gjejne dhe nje infrastrukture te permiresuar per kete qellim. Operatoret turistike do te zhvillojne me shume se kurdohere tjeter guida te tilla dhe industria turistike e ajo kulturore do te rrisin interesin e pushuesve nga e gjithe bota. Panairi i Prishtines u drejtohet ne radhe te pare pushuesve nga Kosova e pse jo edhe atyre nga vendet e tjera te rajonit tone.
Turizmi kulturor
Trashegimia kulturore e Shqiperise, si parku kulturor arkeologjik i Butrintit, qyteti i Gjirokastres dhe Beratit, jane tri nga fondet me te cmuara te klasifikuara si pasuri boterore e UNESKO-s. Kurse me tej ne Shqiperi ofrojne mundesi atraktive te medha turistike objekte te shumta arkeologjike e te trashegimise kulturore, si Kalaja e Shkodres, ajo e Lezhes, Kalaja e Krujes dhe muzeu "Gjergj Kastrioti Skenderbeu", Muzeu Historik Kombetar i Tiranes, Kalaja e Petreles ne Tirane, trashegimia kulturore e qytetit te Durresit, me amfiteatrin antik si dhe Muzeu i mrekullueshem arkeologjik kombetar ne kete kryeqytet. Apolonia, Bylisi antik si dhe objektet arkeologjike ne Vlore, Sarande etj., japin gjithashtu mundesi te medha per nje kombinim te shkelqyer midis pushimeve ranore dhe argetimit kulturor.